Loading…

Rama: Brenda 6 muajve të prekurit nga tërmeti vendosen në shtëpitë e reja

  • 23/12/2019 | 19:44

Rama: Brenda 6 muajve të prekurit nga tërmeti vendosen në shtëpitë e reja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar se për çfarë është diskutuar në mbledhjen e Qeverisë që u zhvillua sot, transmeton Gazeta Metro.


Rama ka njoftuar se të prekurit nga tërmeti do të vendosen në shtëpitë e reja brenda gjashtë muajve.

‘Objektivi është që brenda pranverës gjithçka të jetë e nisur dhe brenda gjashtë muajsh të jenë sistemua në shtëpi.Për ata që do hyjnë në apartamente në lagjet e reja do të vazhdojnë në sistemin e qirasë’, ka thënë Rama.

Deklarata e kryeministrit Rama:

‘Ne kishim mbledhjen e fund vitit siç e dini dhe ju apo mbase nuk e dini kjo nuk ka rëndësi.

Në fund të çdo sesioni ne bëjmë një mbledhje të gjatë ku bëjmë një listë të të gjithë aktiviteteve të ministrive të institucioneve duke veçuar tematikat apo prioritetet.

Kemi pasur një pikë të rëndësishme për rindërtimin.

Objektivi është që brenda pranverës gjithçka të jetë e nisur dhe brenda gjashtë muajsh të jenë sistemua në shtëpi.

Për ata që do hyjnë në apartamente në lagjet e reja do të vazhdojnë në sistemin e qirasë’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë