Ashtu edhe siç u paralajmërua, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u gjend sot në zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të takuar kështu zyrtarë të kësaj partie. Qëllimi i vizitës së tij, është kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, i cili gjendet në Francë dhe po përballet me drejtësinë atje.
Gjatë këtij takimi i kryeministri Rama, tha se procesi i Ramushit do të përfundojë ashtu siç duhet.
Atë e priti nënkryetari i AAK’së Ardian Gjini, i cili vizitën e Edi Ramës e vlerësoi si nderim për udhëheqësin e tyre Ramush Haradinaj.
Kryeministri Rama, pas takimit tha se me zyrtarët e AAK’së, kanë diskutuar për situatën në përgjithësi, përveç atyre se në çka po kalon Haradinaj, duke besuar po ashtu se Haradinaj do të lirohet shpejtë.
Rama theksoi se me procesin e Haradinajt, është edhe momenti që të fshihet përfundimisht e gjithë lista e këtyre urdhër-arresteve./gazetametro.net