Loading…

Rama: Ashtu si Britania nuk është vetëm ‘Mr. Bean’, edhe ne nuk jemi vetëm ‘Taken’

  • 23/03/2023 | 16:26

Rama: Ashtu si Britania nuk është vetëm ‘Mr. Bean’, edhe ne nuk jemi vetëm ‘Taken’

Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i ftuar në një bisedë në studion e programit “Today” të BBC Radio 4.


Ai u shpreh se shqiptarët nuk lidhen vetëm me varkat dhe se sipas tij shqiptarët janë një komunitet i rëndësishëm në Britani.

“Ashtu si Britania nuk është vetëm “James Bond” apo “Mr. Bean”, edhe ne nuk jemi vetëm “Taken””, tha Rama.

Rama theksoi se veçimi i një komuniteti të tërë, siç ndodhi me deklaratat e sekretares Braverman, por edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit, nuk bëhen në qytetërimin tonë dhe nuk përfaqësojnë aspak Britaninë.

Sipas tij, kjo ka qenë një pikë shumë e ulët në marrëdhëniet mes dy vendeve. Por për kreun e qeverisë, ka vullnet për ta tejkaluar këtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë