Loading…

Rakic: Muri fsheh dështimet e Prishtinës

  • 03/01/2017 | 11:48

Rakic: Muri fsheh dështimet e Prishtinës

Kryetari i komunës së pjesës veriore të Mitrovicës Goran Rakic flet për hapjen e urës mbi Ibër.

“Me vendimet e pakuptueshme e gjithashtu edhe zgjidhjeve për murin mbajtës afër urës së Ibrit, Prishtina dëshiron që të largojë vëmendjen nga problemet e veta: se qeveria nuk është stabile, se në Kosovë shkalla e papunësisë është rreth 60 për qind, si dhe se po afrohen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Muri po shfytëzohet edhe për nevojat e politikës ditore të politikanëve shqiptarë të cilët dëshirojnë të largojnë vëmendjen nga obligimet e papërmbushura rreth Asocioacionit të komunave serbe”.

Me këto fjalë, Goran Rakic “shpjegon” tensionet në qytetin buzë Ibrit.

Edhepse afati për hapjen e urës është 20 janari, Rakic tregon se punët në ndërtimin e rreth rrotullimit dhe në rrugën Kral Petar janë ndalur, pasiqë Ministria kosovare për planifikim hapësinor së pari morri vendim për rrëzimin e murit, e kur filloi shkurtimi i tij morri vendim për ndalimin e të gjitha punëve rreth murit, transmeton gazetametro.net.

Megjithatë Rakic është i vendosur: ura kryesore nuk do të hapet para kryerjes së zonës për kalimtarë në rrugën Kral Petar dhe derisa nuk krijohen supozimet e sigurisë që të lëshohet për trafikë.

“Nëse Prishtina fillon me veprimet e njëanëshme, atëherë edhe Kuvendi lokal që të merrë vendimet e njëanëshme, dhe kjo është largimi i rreth rrotullimit pranë urës”, kërcënon Rakic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë