Loading…

Rahoveci goditet keq nga i ftohti, krijon komisionin për vlerësim

  • 24/04/2017 | 17:32

Rahoveci goditet keq nga i ftohti, krijon komisionin për vlerësim

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka nënshkruar sot vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga i ftohti dhe bryma e rënë gjatë muajit prill 2017.


Sipas pikës dy të vendimit, komisioni ka për detyrë që të bëjë konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga i ftohti dhe bryma, pika tre e vendimit obligon anëtarët e komisionit që punët ti kryej duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.

Ndërsa pika katet e vendimit, thotë se komisioni do të filloj punën menjëherë  dhe punët duhet të përfundojnë në një afat të arsyeshëm.

Ndërkohë, gazetametro.net kishte raportuar  se për shkak të ftohtit nga rrushi i Rahovecit, vendit që njihet për këtë kulturë bujqësore, thuajse nuk ka mbetur më asgjë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë