Loading…

Rahman Haradini konfirmon se janë të gatshëm të largohen nga garat

  • 23/03/2022 | 23:52

Rahman Haradini konfirmon se janë të gatshëm të largohen nga garat

Një ndër aksionarët më të mëdhenj të klubit të Prishtinës, Rahman Haradini ka thënë se janë të gatshëm të largohen nga garat në futbollin e Kosovës nëse ju cenohet e drejta kandidatit që e përkrahin për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


I lidhur drejtpërdrejt në emisionin ‘Politiko’ në Kanal 10 një ndër aksionarët më të mëdhenj në klubin e Prishtinës, Rahman Haradini ka treguar se nënshkrimet e klubit të Prishtinës janë në rregull dhe delegatët e Prishtinës nuk i kanë dhënë nënshkrim askujt tjetër përveç Gramoz Vokrrit.

”Nënshkrimet e Prishtinës janë shumë në rregull, tek ne është bërë ndërrimi i delegatëve para se të bëhen zgjedhjet për kryetar Federate. Delegatët e Prishtinës nuk i kanë dhënë nënshkrim kërkujt perveç Gramoz Vokrrit,” ka thënë Haradini.

Ndër të tjera ai ka thënë se: ”Jemi te gatshëm edhe të largohemi nga garat nëse ju cenohet e drejta kandidatit qe e përkrahim.”

Gjatë ditës së sotme edhe drejtori i klubit të Prishtinës, Artan Osmani ka thënë se nëse Agim Ademi vendos të injoroj vullnetin e pesë klubeve të Superligës së Kosovës, atëherë do të diskutohet edhe vazhdimi i garave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë