Loading…

Rafuna: Të rriten pagat në minimum të inflacionit

  • 08/12/2022 | 10:02

Rafuna: Të rriten pagat në minimum të inflacionit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna në një intervistë ka kërkuar rritjen e pagave.

Sipas tij, rritja e pagave do të duhej të bëhen minimumi në vlerën e inflacionit në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak krizën.

Ai ka thënë se mirë do të ishte që Trusti të mos prekej dhe të gjenden forma atë tjera që të ndihmohen qytetarët në këtë kohë të krizës.

“E mira kishte me qenë që Trusti të mos preket. E mira kishte me qenë të gjinden forma tjera për t’u ndihmuar nëpërmjet paketave të ndryshme nga Qeveria e vendit”.

“Kish me qenë e udhës ngritja e pagave, minimumi në vlerën e inflacionit në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak çështjen e inflacionit”.“Në mungesë të saj qytetarët janë të detyruar ta kërkojnë tërheqje e Trustit, që sa më pak të ndiejnë efektin e inflacionit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë