Loading…

Rafuna: Mjetet e Trustit janë duke humbur për shkak të një neglizhence të Kuvendit

  • 24/03/2023 | 20:54

Rafuna: Mjetet e Trustit janë duke humbur për shkak të një neglizhence të Kuvendit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se dëmi që mund t’i shkaktohet Kosovës me mospërzgjedhjen e Bordit të Trustit është dëmi ndaj qytetarëve të vendit.


Rafuna ka theksuar se mungesa e bordit nënkupton humbje çdo ditë në paratë e investuara jashtë dhe sipas tij, vetëm për shkak të një neglizhence.

“Ato janë kursime private nuk janë kursime publike. Është ligji për Trustin i cili në mënyrë shprehimore parasheh procedurën, afatet ligjore dhe kur duhet të zgjidhet bordi”, ak thënë Rafuna.

“Këtu ka një mungesë mirëpo nëse e shohim prej prizmit ekonomik padyshim është një dëm i madh, për arsye se këto mjete mund të investohen në projekte më të mira dhe brenda vendit, por pa pasur bord nuk mund të mirret vendim se ku do të investohen mjetet”, ka thënë tutje kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna në RTV Dukagjinit.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë