Loading…

Rafet Prekazi flet për duelin Llapi-Prishtina: Vështirë të mposhtet Prishtina me dy gola diferencë

  • 13/04/2022 | 09:03

Rafet Prekazi flet për duelin Llapi-Prishtina: Vështirë të mposhtet Prishtina me dy gola diferencë

Një ndër trajnerët më të njohur kosovar, Rafet Prekazi në një prononcim për Gazeta Metro ka folur rreth ndeshjes mes Llapit dhe Prishtinës, ku e ka cilësuar një sfidë shumë interesante, por nuk ka mundur të shoh asnjërën skuadër favorite në këtë duel, transmeton Gazeta Metro.


Ish-trajneri i Kombëtares U-21 të Kosovës, Rafet Prekazi për duelin e sotëm mes Llapit dhe Prishtinës në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës ka thënë se të dyja ekipet kanë kualitet të përafërt por do të jetë vështirë për skuadrën e Tahir Batatinës të mposhtin kryeqytetasit me dy gola diferencë.

“Lojë e fortë do jetë, Prishtina nëse do jetë standard me lojtarë, Llapi do ta ketë të vështirë, arsyeja është se janë të përafërta me kualitet dhe vështirë me mposht Prishtinën me dy gola diferencë, por mendoj se gjasat i kanë të dyja ekipet,”tha Prekazi për Metro.

Ai më tutje shtoi se pritet të jetë një lojë me shumë ritëm nga të dyja skuadrat, pasi ju jep shpresa të dy ekipeve të mendojnë Europën.

“Kjo lojë ju jep shumë shpresa ekipeve që të mendojnë për Europë, lojë do të ketë me ritëm mendoj unë, janë ekipet që kanë kualitet në mesin e tyre,” theksoi 63-vjeçari.

I pyetur se nëse e sheh Prishtinën më favorit në këtë ndeshje duke marrë në parasysh se duelin e parë ka triumfuar 2-1, ai tha: “Jo, janë ekipe të përafërta me kualitet, nuk dihet se kush do të kaloj, por mendoj se Prishtinën me mposht me dy gola diferencë është pak më e vështirë.”

Ndërsa sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me fillim nga ora 14:00 takohen Llapi-Prishtina në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë