Loading…

Rafet Gashi, ushtari më i mirë ndërkombëtar (Foto)

  • 28/04/2017 | 12:32

Rafet Gashi, ushtari më i mirë ndërkombëtar (Foto)

Forcat e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur ceremoninë kryesore të shpalljes së rezultateve të garës vjetore “Ushtari më i mirë i FSK-së’’ dhe të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë ndërkombëtar’’.


Tetari Rafet Gashi mori vendin e parë ndërkombëtar, ndërsa vendin e dytë ndërkombëtar e fitij Ivo Bosiq nga Kroacia. Kurse, vendin e parë vendor e fitoi Binak Podrimqaku, tetar.

Në garën “Ushtari më i mirë i FSK-së për vitin 2017’’, kanë garuar gjithsejtë 21 pjesëtarë, ndërsa në kuadër të garës ndërkombëtare FSK-ja dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse garuan me nga dy pjesëtarë.

Shtetet pjesëmarrëse në garën e parë ndërkombëtare “Ushtari më i mirë për vitin 2017’’,  që u zhvillua në Republikën e Kosovës, janë: Shqipëria, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.  Komandanti i FSK-sw, Rrahman Rama, duke vlerësuar lartë këtë garë që për herë të parë është ndërkombëtare, tha se me përkushtimin e lartë, ushtarët e FSK po ngritin standardet me shpirt garues.

Ai theksoi gara kishte për qëllim ngritjen e rezultateve të FSK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë