Loading…

Rada Trajkovic: Biden personalisht ka intervenuar në ‘mbrojtjen’ manastirit të Deçanit

  • 28/10/2020 | 22:52

Rada Trajkovic: Biden personalisht ka intervenuar në ‘mbrojtjen’ manastirit të Deçanit

Politikanja serbe nga kosova, Rada Trajkovic, ka shkruar se kandidati për president i demokratëve në SHBA, Joe Biden, me të vërtetë ka intervenuar personalisht që të mbrohet manastiri në Deçan, transmeton Gazeta Metro.


Ajo kishte shtuar po ashtu se për sigurinë e serbëve dhe kishave të tyre në Kosovë është e nevojshme zbatimi dhe respektimi i vazhdueshëm i ligjit, sikur kjo të vlente vetëm për serbët e pronat e kishës.

“Zoti Biden me të vërtetë personalisht ka intervenuar që të mbrohet manastiri i Deçanit dhe ne i jemi mirënjohës” ka shkruar në konton e saj në Twitter Rada Trajkovic, duke ndërlidhur edhe një raport të bashkëpunëtorit të Institutit për Politikë të Jashtme, Michael Haltzel, University School of Advanced International Studies në Universitetin Johns Hopkins.

Haltzel shkruan se Biden dhe ai kanë vizituar manastirin në vitin 2001 dhe janë njoftuar nga ‘prifti i mirënjohur ‘kibernetik’ Sava Janjic se janë në rrezik nga ekstremistët shqiptarë. Aty shkruhet se Biden i ka shkruar personalisht Ramush Haradinajt që të shfrytëzoj ndikimin e tij të mbroj manastirin dhe murgjit brenda.

Trajkovic kësaj i referohet kur shkruan se megjithatë se serbëve në Kosovë ju duhet sundimi i ligjit e jo varësia nga dhe fjala e të fortëve që kontrollojnë ekstremistët, sipas saj.

Shkrimin e Haltzel e ka postuar në rrjetin social kolegu i tij në Universiteitn Johns Hopkins, Daniel Serwer./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë