Hossein Taeb, kreu i shërbimit informativ të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ‘befasishëm’u shkarkua javën e kaluar, pas disa muajve të rëndë me zhgënjime e dështime, transmeton Gazeta Metro.
Siç ka raportuar gazeta amerikane The New York Times bëhet fjalë për një person që më shumë se një dekadë ishte një prej personave më me influencë në Iran, që ka zbutur mospajtimet e brendshme dhe thyer kundërshtarët politik, duke arritur që të zgjeroë operacionet sekrete jashtë kufijve iranian për të sulmuar disidentë dhe armiq.
Për këtë përjashtim të befaishëm analistë të Iranit, por edhe të Izraelit, e shohin Taeb si viktimën e fushatës së pamëshirshme të Izraelit për të shkatërruar sigurinë e Iranit duke shënjestruar zyrtarët dhe ushtarakët e tyre.
Sipas NYT, kyç në zëvendësimin e tij ishte dështimi i planit iranian për të sulmuar qytetarët izraelitë në Turqi, që i ka shkaktuar një krizë të pakëndshme me Ankaranë, një shtet më miqësor në rajon i Iranit.
Thirrjet për ‘largimin’ e Taev janë shfaqur në mes të klimës së mosbesimit brenda udhëheqjes  iraniane pasi që ish eprori i Gardës Revolucionare, gjeneral Ali Nasiri ishte arrestuar në fshehtësi pas akuzave se spiunonte për agjencinë e inteligjencës së Izraelit, Mossad, ka pretenduar një person me njohuri në Gardën Revolucionare shkruan NYT.
Kjo ka ndodhur edhe pas një fushate të egër siç dyshohet të Mossad të eliminimit të shkencëtarëve dhe oficerëve të lartë të Forcës Quds në Gardën Revolucionare të cilët u vranë në atentate dhe u eliminuan.
Është raportuar poashtu se janë arrestuar dhjetëra të angazhuar në programin e zhvillimit të armatimit të ministrisë iraniane të mbrojtjes nën dyshimin se i kanë dorëzuar informacione sekrete ushtarake, përfshi projekt plane të predhave.
Zyrtarë iranianë nëfund edhe e pranuan se rrjeti i spiunazhit izraelit është infiltruar thellë në qarqet e sigurisë së Iranit, e ish ministri i sigurisë kishte paralajmëruar vitin e kaluar se zyrtarët iranianë duhet të shqetësohen për jetët e tyre./gazetameto.net