Loading…

Qyteti më i vjetër në Gjermani (Foto)

  • 03/01/2017 | 16:46

Qyteti më i vjetër në Gjermani (Foto)

Nëse doni të vizitoni një vend më të vjetër se vetë historia, më të vjetër se tradita, më të vjetër se legjendat, që duket sikur i përket të kaluarës, atëherë duhet të vizitoni qytetitn e famshëm Trier në Gjermani, transmeton Gazeta Metro.


Trier është më i vjetër se 2000 vjet dhe shtrihet përgjatë lumit Moselle në Gjermani. Qyteti është i njohur për kulturën e tij të pasur historike dhe gërmimet arkeologjike që nga periudha romake si dhe për prodhimin e verës.

Ky qytet u themelua si një kamp ushtarak romak rreth vitit 30 para Krishtit. Ai ka evoluar me shpejtësi për t’u bërë një qendër rajonale.

Mënyra më e mirë për të udhëtuar në trier, është udhëtimi me tren përgjatë lumit Moselle. Nëse e vizitoni këtë qytet do të shikoni nga afër ndërtesat e vjetra e të lashta dhe jetën në rrugë.

Në Trier përtej lumit Moselle do të shikoni urën romake prej guri, e cila është ura më e vjetër në Gjermani e ndërtuar në shekullin e 2-të.

Gjithashtu në këtë qytet do të vizitoni katedralen e famshme, ku do të shihni një fustan që besohet se ishte veshur nga Jezusi para se të kryqëzohej.

Në rrugë do të takoheni me shumë muzikantë rruge dhe artistë të lirë të cilët ofrohen t’iu pikturojnë portretet tuaja.

a41483397532

a51483397534

a61483397536

a71483397539

a81483397541

a11483397523

a21483397526

a31483397529-copy

a11483397523-copy

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë