Pamje mbresëlënëse të realizuara me dron kanë nxjerrë në pah bukurinë e Naardenit, një prej qyteteve historike më të ruajtura në Holandë, transmeton Gazeta Metro.
Arkitektura e tij karakteristike në formë ylli dhe sistemi i hendeqeve që e rrethojnë e bëjnë këtë qytet një nga destinacionet më të veçanta historike në Evropë.
Naarden ka ruajtur në masë të madhe strukturën e tij origjinale që nga shekulli i 17-të, duke dëshmuar vlerat e jashtëzakonshme të trashëgimisë së tij arkitekturore dhe ushtarake.
Falë gjendjes së mirë të fortifikimeve dhe planifikimit unik urban, Naarden konsiderohet një nga qytetet e fortifikuara më të spikatura dhe më të ruajtura në kontinentin evropian, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota./gazetametro.net