Loading…

Qytetarja nga Durrësi: Jemi shumë falënderues ndaj kosovarëve, po ndihmon më shumë se vet Shqipëria në këtë situatë

  • 26/11/2019 | 19:03

Qytetarja nga Durrësi: Jemi shumë falënderues ndaj kosovarëve, po ndihmon më shumë se vet Shqipëria në këtë situatë

Lëkundjet e tërmetit që ka ndodhur në mëngjesin e hershëm kanë prekur më së rëndi Qarkun e Durrësit.

Në një lidhje direkte nga Durrësi për edicionin e lajmeve në RTV Dukagjini, qytetarja Debora Bakiasi ka rrëfyer momentet e vështira që po kalojnë banorët e këtyre zonave.

Ajo ka thënë se përpos numrit të madh të viktimave Durrësi është goditur mjaft rëndë në aspektin e dëmeve material.

“Nuk po lëvizet sa duhet. Situata është e tmerrshme si në Durrës apo zonat tjera”.

Bakiasi ka thënë se një pjesë e banorëve që kanë pasur mundësi kanë ikur në qytete tjera ndërsa sipas saj një pjesë tjetër është vendosur në stadium.

Durrsakja ka thënë se janë shumë falënderues ndaj Kosovës për ndihmën e ofruar për banorët e prekur.

“Ne jemi një shtet, dihet. Por Kosova ka bërë çmos që ne ta kalojmë situatën. Madje kanë bërë më shumë se vet shteti ynë”, shtoi më tej qytetarja nga Durrësi, Debora Bakiasi..

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë