Loading…

Qytetarët nuk e meritojnë të jenë të izoluar

  • 01/04/2017 | 14:34

Qytetarët nuk e meritojnë të jenë të izoluar

I pari i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë të jenë akoma të izoluar. Ai këto i deklaroi në ceremoninë e një vjetorit të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe anëtarësimin e Doganës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave,


Mustafa ka thënë se, qytetarët e Kosovës janë të vetmit që akoma janë të izoluar në Evropë, dhe sipas tij, për këtë nuk e sheh asnjë arsye.

“Nuk shoh asnjë arsye normale e as logjike që qytetarët tanë të jenë të izoluar të vetmit ne regjion e Evropës, nuk ka asnjë kauzë politike që qytetarët tanë të jenë të izoluar”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, përfaqësues të BE’së kanë potencuar se për liberalizim të vizave, kush i vetëm i paplotësuar është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, gjë që opozita po e kundërshton tash e sa kohë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë