Loading…

Qytetarët festojnë 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës (Video)

  • 17/02/2017 | 14:44

Qytetarët festojnë 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës (Video)

Kosova shënon sot nëntëvjetorin e pavarësisë së saj. Qytetarët po e festojnë këtë ditë në forma të ndryshme në kryeqytet.


Që në orët e para të mëngjesit, rrugët e kryeqytetit janë stërmbushur me qytetarë të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Kosovës e që kishin vendosur që këtë përvjetor ta kalonin në kryeqytet.

Në këtë përvjetor, qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket institucioneve, bisedimeve me Serbinë dhe shtet ndërtimin e Kosovës.

auto_ks1487338275

Në shesh, përballë Ministrisë së Kulturës,  gjithashtu është vendosur një shirit me fotografi të të zhdukurve gjatë luftës të cilën shumë qytetarë i vështronin fotot me qetësi.

16808443_1416094558452921_1218060892_n

Por para se gjithash fëmijët ishin ata që duket se iu kanë gëzuar më tepër kësaj feste ata shihen tek argëtoheshin me njëri tjetrin derisa mbanin flamuj apo kishin veshur bluza me motive patriotike.

Flamujt që shiteshin nga shitës ambulant në sheshet e kryeqytetit edhe këtë vit krahas atij shtetërorë qëndronin edhe ata kombëtarë.

auto_ks21487338270

Gjithashtu bukurinë e këtij përvjetori e shtoi edhe më shumë moti me diell, gjë që bëri që qytetarët të mos ndalen së festuari.

jk121487339518

Por, ndryshe nga herët e kaluara, në këtë përvjetor, kanë munguar  parakalimet e Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Faton Peci nga Ministria e Kulturës ka thënë për Gazetën Metro se është diskutuar për parakalimin e FSK’së por një gjë e tillë nuk do të ndodhë sivjet, pasi që sipas tij është menduar të ndodh çdo 5 apo 10 vite.

Si arsye për mos parakalim të FSK’së, Peci ka dhënë edhe atë se vitin e ardhshëm është përvjetori jubilar dhe është menduar diçka më madhështore./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë