Loading…

Qytetarët e Prizrenit, mallë për sirenën e trenit

  • 31/10/2016 | 19:24

Qytetarët e Prizrenit, mallë për sirenën e trenit

Sirenat e lokomotivave të trenit po i’u munojnë qytetareve të Prizërenit. Linja e Prizrenit, tashmë ka mbetur  jashtë funskisonit, ndërsa zyrtarët institucionalë nuk japijn datë të saktë se kur do të rehabilitohet.

Nga linja e Prizrenit, njerëzit kanë udhëtuar nëpër vende të ndryshme të Kosovës por edhe në vende të tjera më larg.

Stracioni i trenit në këtë qytet në kohët e më hershmë ishtë përplot me njerëz, por në ditët e sotme një pjesë e pronës është uzurpuar, e në ato pjesë janë ndërtuar edhe ndërtime të larta.

Drejtori i Infrakosit, Agron Thaçi, thotë se është i vetëdijshëm për të gjitha këto, dhe se në bashkëpunim me komunën e Prizrenit janë duke u munduar ta sanojnë gjendjen.

Sipas Argon Thaci, rehabiltimi i kësaj linje mund të ndodhë në afat 3 vjeçar.

“Unë mendoj se linja Fushë Kosovë – Klinë – Prizren dhe Klinë- Pejë në periudhën dy vjeçare do të duhej të funksionalizohej prej momentit që ne sigurojmë buxhetin për investime. Nëse ne sigurojmë buxhet vitin e ardhshëm ajo pritet që brenda 3 viteve të funksionalizohet” , ka thekuar Thaçi.

Ndërsa ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku për Radio Kosovën, thotë se institucionet financiare të Bashkimit Evropian janë të interesuar të financojnë projektet hekurudhore, por linja për Prizren mbetet për jo më herët se 4 apo 5 vite.

“Flasim për periudha afatmesme, flasim për 4 apo 5 vjet, nuk mund të presim që brenda 1 apo 2 vite të fillohet me këto punë” , ka theksuar Zharku.

Drejtori i Infra-kosit, Agron Thaçi, thotë se është i interesuar që stacioni i trenit në Prizren, së paku për udhëtarë, të mos zhvendoset nga vendi historik i tij, dhe se këtë ua ka bërë me dije edhe drejtuesve të komunës së Prizrenit.

“Unë kam shpreh personalisht me ekipin tim një kërkesë e një vendosmëri që megjithatë hekurudha të mbetet aty ku është, ndërsa linja tjetër do të vazhdojë si është planifikuar. Por linja ekzistuese të mbetet ashtu, a do të jetë mbi tokë, apo “underground” aty do ta shohim, është çështje e zgjidhjeve teknike, por duam që të mbetet një stacion ku do të krijohet një qendër atraktive.”

Komuna e Prizrenit në Planin Urbanistik nuk ka paraparë që të ekzistojë hekurudha në pjesën ekzistuese, por që të ndërtohet një Stacion i ri hekurudhor te Landovica, prej ku do të lidhet me Shqipërinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë