Loading…

Qytetarët e Prishtinës tashmë me platformë online

  • 22/11/2016 | 12:26

Qytetarët e Prishtinës tashmë me platformë online

Ka nisur konferenca e organizuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Administratës, Muhedin Nushi, në të cilën po prezantohet platforma digjitale për pjesëmarrje publike.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti tha se Komuna e Prishtinës ka mbajtur mbi 50 diskutime publike për t’i parë kërkesat e qytetareve, raporton koha.net

Ai tha se me këtë platformë, nuk do të anashkalohen debatet publike, por bisedimet të bëhen në mënyrë online.

Ndërsa, Muhedin Nushi tha se platforma e re digjitale është thjeshte një platformë e cila iu mundëson qytetarëve propozime të projekteve për lagjen e tyre.

Ata kanë vlerësuar se kjo platformë e rrit dukshëm transparencën në vendimmarrje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë