Loading…

Qytetarët e Prishtinës nuk respektojnë masat e Qeverisë: Grumbullohen në Tregun e Gjelbër

  • 14/04/2020 | 13:33

Qytetarët e Prishtinës nuk respektojnë masat e Qeverisë: Grumbullohen në Tregun e Gjelbër

Ndonëse pritet që masa të reja më rigoroze të hynë në fuqi qysh nesër, disa qytetarë në kryeqytet nuk janë duke respektuar as masat që janë në fuqi deri më sot, transmeton Gazeta Metro.


Në tregun e gjelbër të Prishtinës gjatë ditës së sotme janë parë një numër i madh i qytetarëve duke u furnizuar me produkte ushqimore.

Disa prej këtyre qytetarëve të cilët kanë dalë të blejnë kryesisht gjëra ushqimore meqë veprimtarinë e tjera janë të mbyllura, nuk janë duke respektuar masat e Qeverisë, ndër të cilat është edhe mbajtja e distancës deri në 2 metra largësi nga njëri tjetri.

Kujtojmë që nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja për kufizim të lëvizjes për të gjithë qytetarët, të njoftuara dje në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur nga kryeministri Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas njoftimit, çdo person ka të drejtë vetëm 90 minuta në ditë, në orare të caktuara që të shfrytëzojë për të kryer obligimet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë