Loading…

Qytetarët e Luginës të zhvendosur në Kosovë s’po mund të pajisen me dokumente

  • 06/02/2017 | 23:24

Qytetarët e Luginës të zhvendosur në Kosovë s’po mund të pajisen me dokumente

Disa qytetarë nga Bujanovci, Presheva e Medvegja u dëbuan me dhunë, pasi ngritën zërin kundër Serbisë e disa të tjerë për të kërkuar kushte më të mira jetese.

Konsiderohet se një numër prej 8 mijë vetash nga kjo pjesë u vendosën nëpër shumë vende të Kosovës, kryesisht në Gjilan, raporton KTV.

Shumë prej tyre nuk kanë asnjë dokument identifikimi gjë që po u shkakton telashe të mëdha si në shkollim ashtu edhe në punësim.

Për të marrë një dokument identifikimi ata duhet t’i plotësojnë dhjetë kritere, e njëri ndër ta është edhe dorëzimi i një dokumenti prej nga kanë ardhur.

Por, për shumë prej tyre një gjë e tillë është e pamundur. Ankohen se Qeveria nuk është munduar asnjëherë që t’ua bëjë atyre një zgjidhje.

Rreth 800 banorë janë lajmëruar në Zyrën për Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë, të cilët nuk kanë deklaruar dokumente identifikimi.

Kërkojnë që Ministria e Punëve të Brendshme të nxjerrë një udhëzim administrativ në përputhje me ligjin për azil.

Por, në Ministrinë përgjegjëse thonë se ky ligj është në procedurë të plotësim-ndryshimin.

Sipas Arifit, rreth 600 qytetarë nga kjo pjesë janë pajisur me dokumente identifikimi të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë