Loading…

Qysh me përgatitë speca të kuq turrshi

  • 02/10/2022 | 17:04

Qysh me përgatitë speca të kuq turrshi

Ne po ju propozojmë një recetë për speca të kuq turrshi të cilën do të adhuroni.


Vjeshta është koha e përgatitjes së turrshive. Turrshit pasurojnë tryezat e familjeve shqiptare. Ato përgatiten herët në vjeshtë në mënyrë që të mos mungojnë gjatë gjithë dimrit. Për speca të kuq turrshi ka disa receta të ndryshme. Mirëpo receta që ne po ua propozojmë është shumë lehtë e realizueshme. Dhe më kryesorja, janë shumë, por shumë të shijshëm.

Prandaj mos hezitoni ta provoni!

Përbërësit
8 kg speca të kuq

6 -7 uthulla përafërsisht

Magdanoz

Karrota

Hudër

Krip sipas nevojës

Përgatitja
Së pari të gjithë specat e kuq pastrohen dhe ju largohet vetem bishti. Pastaj të gjithë specat e kuq i renditni në tepsi edhe i futni në furrë të nxeht 100 gradë për 15 minuta. Keni kujdes, specat e kuq turrshi nuk duhet të piqen por vetëm të ngrohen në furrë. Në ndërkohë, magdanozi, karrotat dhe hudhra duhet të grimcohen. Pastaj pasi të jenë ngrohur specat duhet  t’i largojmë specat nga furra i renditim në kavanoz. Një rend speca, një rend karrota hudra, magdanoz dhe krip. Veproni kështu deri sa të mbushet kavanozi. Pastaj specat mbyllen dhe pritet si zakonisht 4-6 javë deri sa të hapen për konsumim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë