Loading…

QUINT’i dhe BE’ja dalin me letër të përbashkët pas protestave të paralajmëruara nga serbët

  • 25/03/2022 | 11:55

QUINT’i dhe BE’ja dalin me letër të përbashkët pas protestave të paralajmëruara nga serbët

Shtetet e QUINT’it dhe Bashkimi Europian, kanë dalë me një letër të përbashkët ku i janë drejtuar Kosovës dhe Serbisë lidhur me paralajmërimet e këtyre të fundit për protesta, pasi Kosova, nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e vet, shkruan Gazeta Metro.


Në thirrjen e tyre, bëhet e ditur se mbështesin tubimet e qytetarëve, megjithatë, se duhet të jenë totalisht paqësore.

“Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian i kanë parasysh demonstratat e planifikuara për sot dhe shprehin shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit të gjendjes apo për dhunë. Qytetarët kanë të drejtë për tubim në mënyrë paqësore si dhe përgjegjësi për të siguruar që tubimet e tilla janë paqësore dhe nuk kthehen në të dhunshme. Ndër të drejtat tona të përbashkëta demokratike janë edhe e drejta për tubim në mënyrë paqësore dhe që zëri ynë të dëgjohet, të drejta këto që organet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësi për t’i mbrojtur. Organet e zbatimit të ligjit e kanë detyrim të ruajnë rendin publik dhe do të duhej ta bëjnë këtë pa shkelur parimet demokratike të lirisë së shprehjes dhe të tubimit. Quint-i dhe BE-ja gjithashtu i përsërisin thirrjet e tyre Kosovës dhe Serbisë për të vepruar në mënyrë të matur dhe të përmbahen nga çfarëdo retorikë apo veprim që do të mund të ngritë tensionet.”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndërkaq nënkryetar i Listës Serbe, Dallibor Jevtic, ka paralajmëruar dje për protestë të komunitetit serb.

Jevtic, i cili është gjithashtu kryetar i Komunës së Shtërpcës, një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit, tha se të premten (më 25 mars), pra sot, serbët në jug dhe në veri të Ibrit do të mbajnë protesta paqësore me mesazhin “askush në shekullin e 21-të nuk i mohon të drejtat themelore të njeriut”, ka thënë dje ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka radhitur një varg siç i ka quajtur ai vështirësish, lidhur me kërkesën e autoriteteve të Serbisë që Kosova të bashkëpunojë me OSBE-në për mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Në letrën e tij dërguar ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Kurti ka vlerësuar se Beogradi në kërkesën e tij as që e përmend Qeverinë e Kosovës, por e quan atë “autoritet relevant qeverisës të Kosovës”. Sipas Kurtit, është për keqardhje që derisa Kosova punon me BE-në dhe vendet e Quint-it për të gjetur një zgjidhje të pranueshme ndërmjet dy qeverive, strukturat ilegale të Serbisë mundohen të organizojnë zgjedhje në Kosovë sikur të mos ekzistonte Qeveria e saj.

“Është për keqardhje që, derisa Kosova është duke punuar në mirëbesim me BE-në dhe Quint-in për të gjetur një zgjidhje reciprokisht të pranueshme ndërmjet qeverive tona, strukturat ilegale të Serbisë po mundohen të përgatisin dhe të organizojnë zgjedhjet në territorin tonë sikur të mos ekzistonte Qeveria jonë. Dhe janë duke e bërë këtë me financim nga Beogradi, natyrisht. Kjo mbase është arsyeja pse propozimi (në paragrafin e tij të parë) përcakton se zgjedhjet “do të mbahen”, në vend që të kërkojë që të mbahen, duke e marrë kështu si të mirëqenë kompetencën e Beogradit për të vendosur në lidhje me territorin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit.

Kurti po ashtu ka theksuar se Beogradi në kërkesë e tij e përdor termin “votues me të drejtë vote” në vend se ta përdorte “votuesit jashtë vendit. Sipas tij, është e rëndësishme që kjo përpjekje e Serbisë të mos legjitimohet nga autoritetet e BE-së apo OSBE-së. /gazetametro.net

Kurti i qon letër BE’së për zgjedhjet serbe të 3 prillit: Mos e legjitimoni tendencën e Serbisë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë