Loading…

Qosja në një debat në Shqipëri: I jap të drejtë ambasadorit amerikan

  • 10/02/2017 | 15:19

Qosja në një debat në Shqipëri: I jap të drejtë ambasadorit amerikan

Në debatin e hapur sëfundmi në vend mbi replikat Donald Lu – Adriatik Llalla është përfshirë edhe akademiku nga Kosova, Rexhep Qosja.


Ai shprehet për emisionin ‘Dritare’ të Rudina Xhungës se është me ambasadorin dhe beson te SHBA.

“Unë e kam përcjellë prej fillimit ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e BE, Romana Vlahutin. Pavarësisht atyre që janë thënë e shkruar, unë reagimet e tij, paraqitjet e tij, që në disa raste mund të duken pak të tepruara, i kam quajtur të dobishme për Shqipërinë, e ka ndihmuar procesin e reformave që po bën qeveria në Shqipëri”.

“Nuk e di a është e vërtetë ajo që dëgjova, që Kryeprokurori e ka dërguar bashkëshorten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të lindë atje dhe që fëmija të fitojë nënshtetësinë amerikane. Nëse është e vërtetë, ai Kryeprokuror i Shqipërisë humb besimin që duhet të kenë shqiptarët ndaj tij, humb legjitimitetin e kryeministrit të Shqipërisë. Kjo për për bindjet e mia. Kur e dëgjova këtë lajm nisa të mendoj se ai kryeprokuror nuk meriton të jetë më kryeprokuror të Shqipërisë, mjerisht dhe i dhashë të drejtë ambasadorit Donald Lu. Në këtë pikë, unë nuk kam dilema”, tha Qosja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë