Vigan Qorolli, njohësi i të drejtës ndërkombëtare, në një intervistë për KTV, ka komentuar deklaratat e kancelarit gjerman, Sebastian Kurz gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Qorolli ka thënë se deklaratat e kancelarit austriak dëshmojnë se nuk do të ketë liberalizim vizash, transmeton gazetametro.net
“Procesi i shtetndërtimit në Kosovë në katër vjetët e fundit ka stagnuar. Disa shtete të perëndimit janë të pasigurta se cila është kahja e Kosovës. Deklarata e Kurzit diplomatikisht është korrekte.
Pastaj deklaratat se Kosova ka probleme të brendshme strukturore dhe Kosova nuk po i arrin për shkak të elitës politike dhe se gjyqësori nuk po funksion i pavarur pasi politika po ndërhyn në të, por liberalizimi i vizave është i pasigurt pasi BE-ja është e dobët për shkak të BREXIT-it dhe refugjatëve.
Deklarata e tij e vërteton se nuk do të ketë liberalizim vizash”, ka thënë Qorolli. /gazetametro.net