Loading…

QKUK bëhet me pajisje të reja me vlerë 3.5 milionë euro

  • 03/09/2018 | 10:44

QKUK bëhet me pajisje të reja me vlerë 3.5 milionë euro

Nga sot Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të ofrojë më shumë shërbime mjekësore dhe më kualitative.

Krejt kjo pasi që sot Ministria e Shëndetësisë i ka dorëzuar këtij institucioni mjekësor pajisje me vlerë 3.5 milionë euro.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se këto pajisje mundësojnë që pacientëve t’u ofrohen shërbime të reja dhe kualitative, transmeton kp.

Sipas tij këto pajisje që Ministrisë së Shëndetësisë i kanë kushtuar 3.5 milionë euro do e ndryshojnë gjendjen në QKU.

“Jemi duke parë një mobilizim të shërbimeve me marrjen e pajisjeve të reja të cilat nuk kanë ekzistuar ose iu kanë munguar për një kohë shumë të gjatë SHSKUK-së dhe QKUK-së. Ne kemi parë se sa herë është përball qytetari me shërbim shëndetësor kanë ndodhur dy gjëra mjekët nuk kanë arritur t’i japin shërbimin kualitativ, dhe e dyta po ashtu në mungesë të shërbimit kualitativ në institucionet publike qytetari është dashur të paguaj vetë për të marr ato, duke marr pajisje të reja ne po kemi mundësi që t’i ofrojmë qytetarëve çdo ditë e më shumë shërbimet të cilat nuk kanë qenë më herët”, tha Ismaili.

E drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu u shpreh se pajisjet që sot i dhurohen QKUK-së kanë qenë shumë të domosdoshme për funksionalizimin e të gjitha klinikave.

Sipas tij këto pajisjet që lehtësojnë dhe përmirësojnë shërbimet mjekësore janë përzgjedhur nga vetë stafi mjekësor.

“Me këto pajisje bëhet shumë më e lehtë edhe puna, njëkohësisht edhe pacienti të fitoj shërbime shumë më kualitative shumë më profesionale dhe çka është edhe më e rëndësishme gjithmonë vlen të ceket që kursehet edhe xhepi i pacientit, njëkohësisht edhe buxheti i ministrisë së Shëndetësisë dhe i SHSKUK-së duke u munduar që të gjitha patologjitë me këto pajisje të trajtohen brenda institucioneve publike gjë që është edhe një politikë për të ardhmen, do thotë që maksimalisht të mundohemi që të gjitha sëmundjet, të gjitha nevojat e pacientëve t’i trajtojmë brenda”, tha Sejdiu.

Ndryshe, gjatë dorëzimit të pajisjeve të reja mjekësore për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë e ditur se dorëzimi i tyre është i ndarë në dy faza, dhe kjo është faza e parë e blerjes.

Më pas, Ismaili ka njoftuar edhe në facebook për këto pajisje.

“Ditë e rëndësishme për QKUK-në. Sot dorëzuam kontigjentin e parë të dhjetëra pajisjeve moderne të blera për klinikat e QKUK-së, të parat nga shumë prej 3.5 milion euro që kemi ndarë për pajisje për këtë vit. Histeroskop, Thika Ultrasonografike, Monitorë për Pacientë, Ultrazëra, EKG, Pacemaker, Aspiratorë, Nxemse për ngrohje të pacientëve në sallat operative, e shumë pajisje të tjera. Gjithashtu presim që të vijnë qindra shtretër me dyshekë, tavolina operative, CT-ja e re etj. Pajisja me aparaturë të re për klinikat dhe spitalet tona ka qenë prioritet dhe premtim i imi, për çka, sot jam shumë i lumtur që kjo po realizohet. Po rifunksionalizojmë shërbimet mjekësore, po kthejmë besimin te institucionet tona publike shëndetësore dhe po ruajmë xhepin e qytetarëve”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë