Loading…

Qeverisja e re e Shpend Ahmetit më e keqe se e para

  • 03/02/2018 | 12:10

Qeverisja e re e Shpend Ahmetit më e keqe se e para

FOTO: Ilustrim

Në dhjetor të vitit të kaluar, Shpend Ahmeti nisi zyrtarisht mandatin e dytë në krye të Prishtinës.


E kabineti i tij ende mbetet i pakompletuar, pasi Drejtoria e Shërbimeve Publike nuk ka një udhëheqës.

Pos kësaj, edhe drejtorët e emëruar ende nuk i kanë përfunduar planet e tyre të punës.

Fillim më i keq sesa në mandatin e parë, po konsiderohen nga opozita, muajt e parë të qeverisjes “Ahmeti II” në kryeqytet.

Asambelisti përkrahës i Kurtit akuzon drejtorin e Shpend Ahmetit.

Sipas tyre, këto probleme nuk janë befasi, veçmas te drejtorët e rinj.

Madje, sipas Halimit, koalicioni i madh ka bërë që në kabinetin e Ahmetit të ketë drejtorë të paaftë.

Ndërsa, Stavileci edhe problemin e ajrit, me të cilin po përballet kryeqyteti, e sheh si reflektim të mospunës së drejtorëve.

Por, vetë Ahmeti thotë se ata janë duke punuar në bazë të programit me 100 zotimet, të prezantuar në fushatë.

Sipas opozitës, tjetër faktor në vonesat për emërimin e drejtorëve dhe hartimin e planeve nga ta janë edhe problemet në partinë e kryetarit Ahmeti.

http://gazetametro.org/perplasje-ne-mes-te-ahmetit-e-stavilecit-mos-fol-palidhje-turp-dhe-trus-aty/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë