Loading…

‘Qeverinë e ka impotente, ministrat e korruptuar’, Zogaj ironizon me Kurtin: Kryeministri i ka ‘plotësuar’ kushtet për takim me Vucic’in

  • 18/08/2022 | 12:43

‘Qeverinë e ka impotente, ministrat e korruptuar’, Zogaj ironizon me Kurtin: Kryeministri i ka ‘plotësuar’ kushtet për takim me Vucic’in

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, me një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se kryeministri Albin Kurti tani më i ka “plotësuar” të gjitha kushtet për arritjen e një marrëvesje me shtetin serb, shkruan Gazeta Metro.


Zogaj iu referua një sërë “kushteve” që sipas tij kryeministri Kurti dhe qeveria e tij i ka plotësuar për të arritur  marrëveshje me fqinjin veriorë.

Ai përmendi qeverinë joefektive, ministrat e korruptuar dhe jetesën që bëjnë qeveritarët në lagje luksoze.

Njohësi i çështjeve politike ia përmendi Kurtit se nuk i takon më nënat gjakovare, por e takon Vucicin.

Gjithashtu Zogaj tha se Kurti është shumë “përcarës”, injoron opozitën dhe mediat.

Postimi i plotë:

Kurti tashme i ploteson te gjitha kushtet per arritjen e nje marreveshje me Serbine.

Qeverine e ka impotente, ministrat e korruptuar, rrjedhimisht te pasur e duke jetu ne lagje te pasura. Sot Kurti me shpesh takohet me emisaret amerikane sesa me gruan e tij. Nuk ka asnje parakusht per takimet ne Bruksel. Nuk takohet me me Nysrete Kumnoven dhe organizaten Thirrjet e Nenave. E perdor veriun e Kosoves sa here t’i duhet per ndonje loje te brendshme politike. Eshte percares dhe aspak bashkepunues me opoziten dhe mediat. Gjate eshte zvarrite rrugeve per me ardhe ne kete pozite, te cilen aq shume e kritikonte./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë