Loading…

Qeveria Thaçi më jetëgjata në Kosovë, ndërsa kjo është më e shkurta

  • 24/07/2019 | 19:15

Qeveria Thaçi më jetëgjata në Kosovë, ndërsa kjo është më e shkurta

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka publikuar në maj të vitit 2018 raportin për paqëndrueshmëritë e qeverive në Republikën e Kosovës. Studimi ka trajtuar tri fusha shqetësuese për zhvillimin demokratik të Kosovës: stabilitetin dhe kohëzgjatjen e qeverive, paqëndrueshmërinë zgjedhore dhe kohëzgjatjen e proceseve përfshirë negocimin dhe formimin e koalicioneve qeverisëse pas zgjedhjeve, transmeton Gazeta Metro.


“Asnjë qeveri që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk e ka përfunduar asnjë mandat të plotë (4 vjeçar) në detyrë siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo ka çuar në shqetësime rreth stabilitetit politik dhe konsolidimit demokratik të Kosovës”, thotë D4D në këtë studim.

Megjithatë, ky institut thotë se në kundërshtim me perceptimet e përgjithshme, qeveritë e Kosovës janë relativisht jetëgjata. Në të vërtetë, qeveritë e Kosovës që nga viti 2008 bëjnë pjesë në grupin e qeverive me jetëgjata në krahasim me demokracitë parlamentare evropiane.

“Ngjashëm, paqëndrueshmëria zgjedhore e Kosovës e matur me indeksin Pedersen, ndonëse relativisht e lartë, hyn në kategorinë e demokracive të tjera të Evropës që janë në tranzicion. Siç ndodh në këto raste, është niveli më i ulët i institucionalizimit të sistemit partiak që është kryesisht përgjegjës për ndryshimet e mëdha elektorale viteve të fundit, duke përfshirë suksesin dramatik të disa partive të reja. Për më tepër, gatishmëria gjithnjë në rritje dhe e dukshme e elektoratit të Kosovës për t’i ndëshkuar ata që janë në pushtet kanë bërë që të zbehet mbështetja për dy partitë dominuese në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Kjo është një shenjë e rritjes së pjekurisë demokratike të votuesve kosovarë”, thotë më tej D4D.

Si rezultat, studimi arrin në përfundimin se as jetëgjatësia e shkurtër e qeverive, e as paqëndrueshmëria e dukshme zgjedhore nuk paraqesin kërcënime për konsolidimin e demokracisë së re në Kosovë. Studimi ngre paralajmërime për trendet e përsëritura ndaj krizës politike që kanë pasuar zgjedhjet e vitit 2014 dhe së fundmi ato të vitit 2017./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë