Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, sot gjatë seancës së mbajtur për murin në Veri, ka thënë se Qeveria duhet të tregoj datën saktë se kur do ta rrëzojë këtë mur.
Deputeti Deda ka shtuar se sa herë që Serbia krijon probleme, në Kosovë jepen deklarata pompoze dhe në fund prapë shkohet në Bruksel për të zgjedhur problemin që sipas tij, Serbia shkakton brenda territorit të Kosovës.
“Të gjithë po e dimë se muri nuk duhet të ekzistojë, por Qeveria duhet të tregoj saktë kur do ta largojë atë”, ka bërë të ditur Deda.
Më tej, Deda ka thënë se nëse kjo nuk arrihet, deputetet e Kuvendit duhet të kushtëzojnë Qeverinë duke i caktuar datën deri kur ajo ka afat për ta rrëzuar murin.
“Nëse nuk jeni të aftë për të zhvilluar dialog, ndërrojeni delegacionin, por kryeni detyrat tuaja”, ka përfunduar Deda.