Loading…

Qeveria shqyrton uljen e dënimeve për të miturit

  • 21/12/2016 | 11:33

Qeveria shqyrton uljen e dënimeve për të miturit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës mes tjerash, u diskutua shqyrtimi i projekt kodit të drejtësisë për të mitur, duke ulur denimin nga 2 vite siç parashihet me kod për të mitur në një vit.


Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha se qëllimi i këtij projekt kodi është që të bëhet avancimi i mëtejshëm për legjislacionin e fushës së të miturve, duke theksuar se  koha e kaluar në paraburgim të llogaritet me kohëzgjatjen e masës së dërguar.

“Ky projekt kod ka për qëllim zgjerimin e kodit të të drejtave për fëmijë, rritet lloji i masave të diversitetit, koha e kaluar në paraburgim të llogaritet me kohëzgjatjen e masës së dërguar në paraburgim, dënimi për vepra penale 30 ditë deri më 6 muaj ose eventualisht një vit, kapitull i veçantë për mbrojtjen e viktimave dëshmitar”, tha Hoxha.

Sipas kodit të drejtësisë për të mitur  neni 7, për masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj të miturve, thuhert se ” Kur gjykata cakton dënimin me burgim për të mitur deri në dy (2) vjet ose masën e dërgimit në institucionin edukativ apo edukativo-korrektues deri në dy (2) vjet, mund të shqiptojë dënimin me kusht në pajtim me Kodin Penal të Kosovës”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë