Loading…

Qeveria provon të ‘nxirret’ pak: Në marrëveshjen e Ohrit askund s’përmendet termi ‘Asociacion’

  • 29/03/2023 | 07:57

Qeveria provon të ‘nxirret’ pak: Në marrëveshjen e Ohrit askund s’përmendet termi ‘Asociacion’

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se në marrëveshjen e Ohrit askund nuk përmendet termi ‘Asociacion’.


Në fakt, pika 7, ajo diskutabilja e që kryeminstri po i referohet si vetëmenaxhim, është më e keqe sesa Asociacioni sipas shumë opinionistëve, pasi parasheh një lloj autonomie, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, Kryeziu ka përmendur edhe çështjen e të zhdukurve me dhunë, si pjesë e kësaj pike.

“Ndërkaq, neni 7 formulimi kërkohet angazhim i menjëhershme është cështja e marrëvshjes e cila nuk përmbanë as termin e Asociacionit e as substancën e komunave me shumicë serbe.

Pra, urgjencë ka çështja e të zhdukurve me dhunë, kërkesë për angazhim të menjerëhershëm është pika 7 e marrëvshjes e cila nuk përmbanë trmin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e as substancën e komunave serbe.

Termi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të gjindet vetëm në marrëvshjet e vitit 2013 e 2015 që përfshihen në pikën 10 të nenit dhe janë në mesin e 39 të tjerave. Me apo pa vetëdije, nuk i bëjmë shumë nderë vendit kur pikën 10 e reduktojmë vetëm në marrëvshjet paraprake të Asociacionit”, deklaroi Kryeziu në Kanal10.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë