Loading…

Qeveria pret kthimin e Listës Serbe në Kuvend

  • 22/02/2017 | 08:39

Qeveria pret kthimin e Listës Serbe në Kuvend

Qeveria është duke e pritur kthimin e përfaqësuesve të Listës Serbe në Qeveri dhe në Kuvend për t’i filluar bisedimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.


 

Qeveria “Mustafa” është në pritje të kthimit të Listës Serbe në institucionet e vendit, në mënyrë që të vazhdohet me bisedimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Një gjë të tillë e ka konfirmuar Zyra e kryeministrit të vendit, ndërsa subjektet opozitare vazhdojnë ta kundërshtojnë themelimin e këtij Asociacioni të cilin e konsiderojnë si projekt për defunksionalizimin e shtetit.

Opozitarët thonë se Asociacioni mund të themelohet vetëm si organizatë joqeveritare dhe pa ndonjë kompetencë ekzekutive, në të kundërtën thonë se do të kundërshtojnë fuqishëm jetësimin e këtij projekti.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për “Zërin” se Zyra e kryeministrit vazhdimisht është në kontakte me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe se janë në pritje të kthimit të këtij subjekti në institucione për të filluar bisedimet për themelimin e Asociacionit.

“Ne po bisedojmë me përfaqësues të niveleve të ndryshme të Listës Serbe në vazhdimësi. Ne presim që Lista Serbe të kthehet në mënyrë që të fillojmë bisedimet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, ka deklaruar Gecaj, duke shpresuar që ky subjekt politik të kthehet sa më shpejt në institucione.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë