Loading…

‘Qeveria po shpërndan vitra’, Tahiri: Për Gani Jakupin 7500 euro, për qytetarët 120 euro

  • 06/12/2023 | 14:45

‘Qeveria po shpërndan vitra’, Tahiri: Për Gani Jakupin 7500 euro, për qytetarët 120 euro

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë ndarë 5 milionë euro për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Tahiri, a shkruar se kjo Qeveri, ka vendosur që të shpërndaj vitra për qytetarët, ku për Gani Jakupin kanë ndarë 7500 euro. Ndërsa për qytetarët 120 euro.

“Qeveria e Gani Jakupave paska vendosur të shpërndajë vitra për qytetarët. Për Gani Jakupat 7500 euro, për qytetarët 120 euro. Duke mos pasur as plan zhvillimor e as vizion për stabilitet ekonomik, Qeveria e Gani Jakupave po ofron lëmoshë. Një herë i varfëruan qytetarët, tash po u japin lëmoshë për varfërinë e tyre. Varfëri e lëmoshë për qytetarët, luks e tendera për vete”, ka shkruar në Facebook, Tahiri./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë