Loading…

Qeveria po maltreton pensionistët me procedura

  • Nga

  • 18/01/2017 | 14:57

Qeveria po maltreton pensionistët me procedura

Ndonëse llogariten si shtresa që kërkon më shumë kujdes, qeveria po përkujdeset t’ua shtojë obligimet atyre.


Pensionerët përveç që çdo muaj presin me nga disa orë para dyerve të bankave për ta tërhequr pensionin, atyre u duhet të presin edhe çdo gjashtë muaj për të vërtëtuar “që janë gjallë”. Këtë pensionerët e bëjnë në Entin Social, si dëshmi për t’u vazhduar pensioni, ndryshe mbesin pa pension, shkruan gazetametro.net.

Por, këto procedura janë të njohura, e familjarë të pensionistëve po ankohen për një pengesë tjetër. Sipas tyre, në Entin Social nuk mundet të bëhet regjistrimi pa e pasur dokumentin e komunës që vërteton se tatimi në pronë është paguar.

Kështu i ka ndodhur Fatbardha Idrizit nga Mitrovica, kur ka shkuar ta riregjistrojë nënën e saj në Entin Social. Asaj i është dashur ta ketë një dokument që vërteton se tatimi në pronë është paguar. E, meqë prona ku ata jetojnë është në emër të vëllait të saj, i është dashur të gjej edhe një ekstrakt të lindjes së vëllait. E krejt këto, Fatbardha i quan si ngarkesa e maltretim të panevojshëm për pensionistët.

“Enti Social ku pensionerët duhet të lajmërohen çdo 6 muaj e ku deri më tani vetëm kanë shku dhe janë lajmëru, tash për t’u lajmëruar pensionerët duhet të shkojnë në Komunë të marin faturë të tatimit në pronë. Pa ate faturë nuk mund të lajmërohen keështu që edhe pensioni iu ndalet. E gjitha kjo, për mendimin tim, nuk është asgjë tjetër veçse një maltretim për të moshuarit”, ka thënë Idrizi.

Por, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë për gazetametro.net se dokumenti për tatimin mbi pronë nuk është i obligueshëm, e sipas tij, assesi nuk mund t’i mohohet marrja e pensionit askujt.

“Pensionistët në asnjë mënyrë nuk janë të obliguar që të kenë dokumente për pagimin e tatimit në pronë. Pra, ata mund ta shfrytëzojnë një dokument të tillë, por nuk janë të obliguar”, ka theksuar ministri Abrashi.

Sipas ministrit, këto dokumente kërkohen vetëm për të vërtetuar se përfituesit e pensioneve jetojnë në Kosovë, dhe sipas tij, po që se kushtëzohet marrja e pensionit, është shkelje ligjore.

“Qëllimi është që përmes këtyre dokumenteve që mund të jenë disa llojesh të vërtetohet se ata jetojnë në Kosovë, e jo që kanë paguar tatimin në pronë ose ndonjë prej komuna. Këto të fundit nuk janë kusht për marrjen e pensioneve. Andaj, çdo kushtëzim i tillë mendoj se është shkelje ligjore”, ka shtuar ministri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë