Kryetari i subjektit politik, NISMA për Kosovën, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit rreth marrëveshjes së palëve për rrëzimin e murit në veri të Mitrovicës.
Përmes një publikimi në rrjete sociale, Limaj ka thënë se partitë e koalicionit qeveritar po tentojnë që rezultatet e tyre të dëmshme nga politikat e tyre ‘të ja servojnë popullit si fitore’.
“Nuk ka politikë më të mbrapsht dhe më të rezikshme se sa kjo: Prodho dëme, e pastaj sanimin e atyre dëmeve të tentosh për ta shitur sikur të arritur, vetëm për ti shpëtuar ndëshkimit për dëmin e prodhuar/shkaktuar.
Kjo është ajo që po e bëjnë Hashimi e Isa”, ka shkruar ish-zyrtari i lartë i PDK’së. /gazetametro.net