Loading…

Qeveria ofron ndihmën institucionale për shërimin e ish-kryeministrit Mustafa

  • 14/01/2018 | 22:06

Qeveria ofron ndihmën institucionale për shërimin e ish-kryeministrit Mustafa

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi për media thotë se e ka marrë me shqetësim përkeqësimin shëndetësor të ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe thotë gjithashtu se po i përcjellë nga afër zhvillimet rreth gjendjes shëndetësore të tij.


“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejt të ish-kryeministrit Isa Mustafa. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e z. Mustafa”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka folur për gjendjen shëndetësore të liderit të partisë.

Ai në një deklaratë ka theksuar se ish- kryeministri Isa Mustafa është mirë.

“Pas një gripi që kishte, kryeministri Mustafa është shtrirë në spital. Gjendja e tij është stabile dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Mustafa pritet që ditëve në vijim të ketë trajtim edhe jashtë vendit, mirëpo ai është me një gjendje stabile shëndetësore. Para 30 minutave isha në vizitë tek ai”, tha Beqiri.

Pritet që Isa Mustafa të niset për disa ekzaminime dhe trajtim të mëtutjeshëm edhe në Gjermani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë