Loading…

Qeveria nuk ka kërkuar nga KFOR’i ta ndalë trenin

  • 14/01/2017 | 15:57

Qeveria nuk ka kërkuar nga KFOR’i ta ndalë trenin

Askush nga Qeveria e Kosovës nuk ka bërë kërkesë për ndalimin e hyrjes së trenit të Serbisë në Kosovë. Këtë e ka thënë për Gazetën Express zëdhënësi i KFOR’it, Maks Andre Barbacini.


Kolonel Barbacini ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë kërkesë për ndalimin e hyrjes së trenit serb në territorin e Kosovës, derisa Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se ky tren duhet të ndalet.

“Nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga Qeveria për ndalimin e trenit. Detyrë e jona është ruajtja e paqen në vend”, ka thënë Kolonel Barbacini.

Zëdhënësi i KFOR’it ka bërë të ditur se detyrë e tyre është ruajtja e paqes në vend, derisa ka shtuar se çështja e trenit fillimisht i takon institucioneve vendore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë