Loading…

Qeveria nuk arriti t’i kryej procedurat e nevojshme, humb investimi 110 milionë euro

  • 29/11/2021 | 13:26

Qeveria nuk arriti t’i kryej procedurat e nevojshme, humb investimi 110 milionë euro

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se një investitor është larguar nga Kosova për të shkuar në Maqedoni të Veriut, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të kryej procedurat për më shumë se 3 vite, shkruan Gazeta Metro.


Gërxhaliu, përmes një postimi në Facebook tha se ky investitor francez, tani është duke investuar 220 milionë euro në Maqedoninë e Veriut.

‘’ Në Kosovë, i njejti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investoj 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica Ëind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë’’, shkroi Gërxhaliu.

Ai shtoi se të njëjtat procedura në Maqedoninë e V. ishin kryer për 1 muaj, kurse Qeveria e Kosovës nuk arriti të kryej ato për më shumë se 3 vite, dhe kjo është arsyeja pse ikin investitorët e huaj, sipas tij.

Postimi i plotë:

Si largohen investitorët potencial nga Republika e Kosovës

Akou Energy investitor francez në Maqedoninë e Veriut po investon 220 milion € njfton KM Zaev i Maqedonisë.

Në Kosovë, i njejti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investoj 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica Ëind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë.

Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrinë ti kryej të njejtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinje.

Kosova promovon investime për rajonin falë byrokracis, padijenis dhe koruocionit.

#Edhe turpi ka emër./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë