Qeveria i ka propozuar Kuvendit, kandidatët për anëtarë të bordit të AKP-së. Ndërsa, mbledhja ka filluar me një minutë heshtje për vrasjen e Oliver Ivanovicit.
Lideri i iniciativës qytetare, ”Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje me armë zjarri në mëngjesin e së martës në Veri të Mitrovicës. Ndërsa, policia ende nuk ka të dyshuar për rastin, shkruan Gazeta Metro.
Një minutë heshtje u mbajt edhe për ish-kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit Jonuz Musliun.
Mbledhja e Qevrisë, ka filluar në ora 9:00, ndërkohë po mbahet edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Aty pritet të vendoset edhe se kur do të mbahet seanca në të cilën kryeministri Ramush Haradinaj, do të jetë në interpelancë sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike./gazetametro.net