Loading…

Qeveria nesër miraton buxhetin për KQZ’në

  • 14/05/2017 | 21:35

Qeveria nesër miraton buxhetin për KQZ’në

Qeveria në largim e Isa Mustafës, ka thirrur mbledhje për nesër në ora 9:00.


Në këtë mbledhje ndër pikat e rendit të ditës, Gazeta Metro, mëson se është edhe ajo e ndarjes së buxhetit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, bazuar në kërkesën e këtij të fundit, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

KQZ në mbledhjen e fundit, i ka bërë kërkesë Qeverisë që t’i ndajë një buxhet në vlerë prej 4 milionë e 944 mijë e 900 euro.

Qeveria në mbledhjen e nesërme pritet që ta aprovojë këtë kërkesë të KQZ’së, në mënyrë që kjo e fundit të jetë në gjendje të organizojë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Vendi po shkon në zgjedhje pas rrëzimit të qeverisë Mustafa, me anë të mocionit të mosbesimit, të ngritur në Kuvend nga partitë opozitare, e të ndihmuara edhe me votat e deputetëve të PDK’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë