Loading…

Qeveria në ‘terr’: Hekuran Murati nuk e di se a i morën pagat policët serbë të dorëhequr në nëntor

  • 27/01/2023 | 13:05

Qeveria në ‘terr’: Hekuran Murati nuk e di se a i morën pagat policët serbë të dorëhequr në nëntor

Ministri i Financave, Hekuran Murati nuk e di se a janë paguar policët serbë të veriut për muajin nëntor, ndonëse kishin lënë punën.


Në konferencën për media, ministri Hekuran Murati është pyetur se a i janë dhënë pagat e plota policëve të Mitrovicës së Veriut, për vitin nëntor të 2022-s, edhe pse në fillim të muajit ata kishin dhënë dorëheqje.

Ministri ka thënë se nuk ka informacion nëse ata policë janë paguar për muajin që s’kanë qenë në punë, duke thënë se MF-ja vetëm i ekzekuton pagat.

“Sa i përket cështjes së policvëve, edhe këtë më duhet ta shohë. Cdo listë e pagave që vjen, procesohet në institucionin përkatës, e cila e bën vlerësimin e punës, apo pjesëmarrjes në punë për secilin prej personelit. Ministria e Financave dhe Thesari i ekzekuton. Nuk mund të jap përgjigje për rastin konkret, sepse nuk e di”, ka thënë Murati.

Ai tutje ka folur për konkursin e hapur për zëvendësimin e policëve në komunat veriore të vendit, që lanë detyrën në fillim të nëntorit.

Përgjigjja e Muratit nuk ishte e qartë për gazetaren që e pyeti, ndërsa Ministri i Financave i sugjeroi asaj që të komunikojë me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të marrë vesh se a janë paguar policët e Mitrovicës së Veriut për muajin që nuk ishin në punë.

“Duhet të konsultoheni me Ministrinë e Punëve të Brendshme, se kur është data kur janë hequr nga lista e pagave”, tha ministri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë