Qeveri e Kosovës ka miratuar projektligji për veteranët me shtimin e nenit 6, i cili parasheh që në rast se buxheti nuk është i mjaftueshëm për mbulimin e pensioneve prej 120 eurove, kategoria e tretë do t’i nënshtrohet vlerësimit në përputhje me buxhetin e paraparë.
Qeveria e miratoi edhe zgjatjen e mandatit të komisionet qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo internuarit të UÇK-së.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Arban Abrashi ka thënë se qëllimi i këtij projektligji është njohja e statutit të veteranit për këto kategori:
Ky ligj parasheh se në rast se buxheti për pagesat tejkalon 0.7 të GDP-së të Buxhetit të paraparë, atëherë pensioni për kategorinë e tretë që është 120 euro do t’i nënshtrohet vlerësimit në përputhje me buxhetin e mjaftueshëm, raporton lajmi.net
Me ketë ligji karakterizohen edhe pagesat e pensioneve për tri kategoritë. Kategoria e parë 250 Euro, e dyta 170 dhe e treta 120.