Loading…

Qeveria miraton projektligjet me vlerë 158 milionë euro

  • 08/02/2017 | 11:25

Qeveria miraton projektligjet me vlerë 158 milionë euro

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar projektligjet për marrëveshet financiare prej 158 milionë euro që janë negociuar me disa shtete të Evropës.


Këtë e ka konfirmuar Ministri i Financave me anë të një postimi në facebook, ku edhe bëri të ditur shtetet me të cilat janë arritur marrëveshje.

Bëhet fjalë për marrëveshjen me Francën, Hungarinë dhe gjithashtu dhe Qeverinë e Austrisë që kanë të bëjnë kryesisht me ujërat e zeza dhe furnizimin me ujë nëpër komuna.

Postimi i plotë:

Qeveria sot miratoi projekligjet për marrëveshjet financiare prej 158 milionë euro që kemi negociuar me:

– Qeverinë e Francës, 66 milionë për ujërat e zeza në Komunën e Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës,

– Qeverinë e Hungarisë, 62 milionë euro për projekte të ujerave të zeza në Batllave të Podujevës dhe projekte te tjera,

– Qeverinë e Austrisë, 30 milionë euro për projekte në arsim, shëndetesi dhe ujëra të zeza dhe furnizim me ujë,

Po ashtu u aprovua garancia shtetërore prej 24 milionë euro për sigurimin e depozitave në banka për depozitorët e vegjël.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë