Loading…

Qeveria miraton projekligjin për lehtësira doganore Kosovë – Shqipëri dhe njohje e stazhit të punës

  • 26/01/2022 | 11:02

Qeveria miraton projekligjin për lehtësira doganore Kosovë – Shqipëri dhe njohje e stazhit të punës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar dy projektligje: Lehtësira doganore Kosovë – Shqipëri dhe njohje e stazhit të punës, shkruan Gazeta Metro.


Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha seprojektligji për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë parasheh një sërë lehtësirash doganore dhe të tregtisë mes dy vendeve.

“Më tutje, parasheh edhe vendosjen e zyrës doganore të Republikës së Kosovës në zonën doganore të portit të Durrësit dhe Porto Romanos. E gjithashtu, përfshin edhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, tha Murat.

Qeveria po ashtu e miratoi edhe projektligjin për marrëveshjen e nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë lidhur me çështjen e stazhit të punës dhe pensioneve.

“Kjo mundëson që qytetarët e të dyja vendeve të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre, siç janë pensionet e moshës, familjare, invalidore, të punës; e drejta e pra edhe nga fondi i kursimeve pensionale individuale si dhe pushimin e lehonisë. Me anë të këtij projektligji, qytetarëve nga Kosova që kanë qenë të punësuar për një kohë të gjatë në Shqipëri do t’u mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë”, tha ministri Murati në mbledhjen e qeverisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë