Loading…

Qeveria Kurti zyrtarisht i thotë ‘JO’ tërheqjes nga Trusti

  • 21/04/2022 | 22:09

Qeveria Kurti zyrtarisht i thotë ‘JO’ tërheqjes nga Trusti

Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht ka kundërshtuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti, shkruan Gazeta Metro.


Në mbledhjen e mbajtur sonte në formë elektronike, Qeveria ka dhënë mendim negativ për këtë propozim të opozitës.

Sipas Qeverisë, tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë.

“Qeveria ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që nuk e përkrahë këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël e të mesme. Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Më poshtë komunikata e plotë: 

Qeveria e Republikës së Kosovë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar pesë vendime.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për vazhdimin për tre vite të mandatit të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Qeveria ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që nuk e përkrahë këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël e të mesme. Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët.

Lidhur me nismën për Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, Qeveria e Republikës së Kosovës, tashmë e ka në agjendë legjislative këtë projektligj, rrjedhimisht nuk e konsideron të nevojshme iniciativën e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë Projektligj.

Është miratuar vendimi për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për Ministren e Drejtësisë, për nënshkrim të Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve për të burgosurit danez.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/50, si vijon: “ Udhëzimi Administrativ i MMPH-s Nr. 09/2015 për lejen për vendosjen në treg, regjistrim dhe leje të importit të produkteve biocide, mbetet në fuqi deri në krijimin e bazës së re ligjore. Ndryshim plotësim i Vendimit bëhet më qellim të mos krijimit të vakumit juridik”. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë