Loading…

Qeveria Kurti me masa të njëanshme ndaj Shqipërisë pa i njoftuar, qindra qytetarë i kthen prapa

  • 22/01/2022 | 23:06

Qeveria Kurti me masa të njëanshme ndaj Shqipërisë pa i njoftuar, qindra qytetarë i kthen prapa

Nga Qeveria e Kosovës dje u miratuan masat e reja. Ndryshime në orën policore, në hyrjen e shtetasve të tjerë, e ndryshime në sektorin e gastronomisë. Javën e fundit u thyen rekorde të numrave me raste pozitive, derisa nuk kishte viktima e situata ishte e njëjta edhe në vendet fqinje ku masat nuk ndryshuan, shkruan Gazeta Metro.


Për shtetasit që hynë në Kosovë kërkoheshin 3 doza të vaksinës, duke mos marrë parasysh faktin që nga dy imunizimet e para duhet të kalojnë më shumë se 6 muaj për dozën përforcuese, qeveria miratoi masat e reja duke lënë qytetarët nga Shqipëria të bllokuar në kufi e të zhgënjyer nga ky vendim.

Qytetarë të shumtë që ia mësynë Kosovës u përballën me ndalim e kthim prapa pasi kërkoheshin 3 dozat e vaksinës në mënyrë që të lejohej hyrja në Kosovë.

E për këtë kishte reagime të shumta, që kritikonin ashpër Qeverinë Kurti për këtë vendim, duke thënë se ishte i panevojshëm pasi për hyrjen në Shqipëri, dhe në vendet fqinje nuk ka ndalesa të tilla.

Qytetarët që sot tentuan hyrjen në Kosovë, thanë se pavarëisht se ishin të vaksinuar iu ishte kërkuar një test PCR-negativ në mënyrë që të lejohen. Ata thanë se për këtë duhej një lajmërim paraprakisht të paktën 24 orë përpara në mënyrë që të përgatiteshin, e të dihej se çka kërkohej.

Reagime kishte edhe nga figura politike e publike, që kritikuan njësoj këtë vendim. Spas tyre ishte i panevojshëm e poshtërues për qytetarët.

Adri Nurellari, anëtari i kryesisë së PDK’së, tha se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti sot përsëriti skenat e dhimbshme dhe poshtëruese të kthimit në kufi të qytetarëve Republikës së Shqipërisë.

‘’ Sot u përsërit skena e dhimbshme dhe poshtëruese e kthimit në kufi të qytetarëve Republikës së Shqipërisë prej autoriteteve të Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dje pasdite ka miratuar masat të reja shtrënguese për luftimin e Pandemisë të cilat I ka vënë zbatim menjëherë për pak orë më pas, duke mos iu lënë kohë qytetarëve që të informoheshin, të përshtateshin apo të merrnin masa që do shmangnin këtë situatë fyese të bllokimit në kufi’’, shkroi Nurellari.

Edhe Arben Ratkoceri, botuesi i gazetës KOHA, kritikoi këtë vendim të Qeverisë, duke thënë se vendimi është edhe më banal kur dihet se situate epidemiologjike në tri vendet është pothuajse e njëjtë, por edhe në shumë vende të BE’së.

‘’ Vendimi duket edhe më banal sepse situata epidemiologjike në të tre këto shtete thuajse është e njejtë, si dhe në shumë vende të BE-së ka filluar debati për largimin e plotë të kufizimeve pavarësisht situatës epidemiologjike’’, shkroi Ratkoceri.

Ai tutje tha se Kosova ka vite që ankohet për liberalizim të vizave, kurse bashkombasit e saj përtej kufirit i penalizon me ‘’viza kovidiane’’.

Daut Haradinaj nga AAK, tha se kishte pritur që në janar do hapej totalisht kufiri me Shqipërinë, por ai u mbyll.

“Personalisht kam pritur që kontrollat në kufi me shtetin amë do hiqen tërësisht nga ky janar e në asnjë mënyrë vështirësime e mbyllje, proklamuat që na “hoqet” kufirin para pak muajsh. Çka tash? Imagjinojeni nëse vendet tjera na e vendosin kusht vaksinën e tretë!”, shkroi ai.

E kjo gjendje si duket është e zakonshme për Qeverinë Kurti, kur edhe një herë tjetër vepruan njësoj dhe u krijuan kolona të gjata në kufirin me Shqipërinë. As atëherë nuk kishte lajmërim për udhëtarët se kërkoheshin dy dozat e vaksinës dhe testi PCR-negativ.

Ndryshe sot në Kosovë u regjistruan 3,206 raste pozitive, dhe asnjë viktimë. Njësoj gjendja mbretëron edhe në vendet fqinje, si Shqipëria e Maqedonia e Veriut./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë