Loading…

Qeveria Kurti me fushatë homofobike kundër Grenellit, pas deklaratës së fundit për heqje të reciprocitetit

  • 19/04/2020 | 18:43

Qeveria Kurti me fushatë homofobike kundër Grenellit, pas deklaratës së fundit për heqje të reciprocitetit

Shkëlzen Gashi, këshilltari kryesor i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka ofenduar rëndë, Përfaqësuesin Special të Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, duke e quajtur vashë, si dhe ka kërcënuar me rezistencë, transmeton Gazeta Metro.


“Hajde-hajde mori vashë, po vjen puna tu u trashë”, ka shkruar Gashi.

Ai këtë reagim e ka bërë pasi i dërguari Special i Trump, Grenell, ka paralajmëruar rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, mirëpo pas pak minutash e ka fshirë këtë postim.

Gashi me tej ka bashkangjitur një status tjetër ku ka paralajmëruar rezistencë ndaj paralajmërimeve të Grenellit.

“Këta po duan të pranojnë shkëmbim territorial; komuna të reja me shumicë serbe e asociacion të tyre; si dhe eksterritorialitet për kishat e manastiret ortodokse në Kosovë. Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia e as anëtarësim në OKB. Këta do të marrin amnesti për pasurim të paligjshëm për dy dekada në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe amnesti nga Gjykata Speciale. NE DO TË REZISTOJMË!”, ka shkruar Gashi, në një reagim në FB, ku ka bashkëngjitur edhe reagimin e Grenell në Twitter.

Grenell gjatë ditës ka shkruar në Tëitter, se shumë shpejt pret që të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi si dhe heqjen e reciprocitetit, ashtu siç tha edhe Presidenti Thaç përmes një njoftimi ku ka thënë se do të formohet Qeveria e re që do të heqë tarifën dhe reciprocitetin, për të mos rrezikuar raportet me SHBA’të dhe BE’në.

“Posa të hiqen tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), Atëherë Dialogu fillon me seriozitet. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Të tjera do vijnë së shpejti”, ka shkruar Grenell në Twitter. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë