Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se komuna që ajo drejton gjatë vitit 2016 -të është injoruar nga Qeveria e Kosovës.
Sipas Kusari-Lilës ky injorim ka ndikuar që shumë projekte jetike të bllokohen për komunën e Gjakovës.
“Zhvillimet politike në qendër kanë pasur ndikim të madh në nivelin lokal. Gjakova është injoruar nga Qeveria e Kosovës, e cila i ka përkrahur komunat që janë pjesë e partive të pushtetit”, tha Kusari-Lila.
Ai thotë se u bllokua projekti i hyrje-daljeve të qytetit, Aeroporti i Gjakovës me asete në vlerë prej 9 milionë eurosh, donacioni nga KFOR-i italian, si dhe shfrytëzimi i hapësirës për parkun industrial.
Kusari Lila, ka folur edhe për partinë e re që e kanë paralajmëruar se do ta prezantojnë shumë shpejt, në të cilën ajo është bashkëthemeluese me deputetin tashmë të pavarur, Ilir Deda, të cilat i ka thënë në një invervistë në gazetën Epoka e Re.