Ministria për Dialog që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit ka harxhuar 198 euro për t’i blerë rroba shoferit të kabinetit të Edita Tahirit.
KALLXO.com mësoi për këtë shpenzim pasi kërkoi nga Zyra e Kryeministrit të ketë qasje në shpenzimet e Ministrisë për Dialog që prej krijimit të saj në fund të vitit 2014.
Nga shpenzimet që kjo ministri ka bërë, shihet edhe shuma prej 198 eurove që shkoi për blerjen e rrobave të shoferit.
Këto rroba të shtrenjta për veshjen e shoferit të kabinetit, ishin blerë gjatë vitit 2015.
Muaj më parë zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Gjergj Dedaj ishte pajisur nga një telefon Samsung s6 me vlerë prej 630 eurove nga zyrtarët e kësaj ministrie.